INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Ermali sapo konfirmoi lidhjen e Kejvinës me futbollistin e Kombëtares Shqiptare? Ja çfarë ka thënë [FOTO]

Pa prisni pak! Ermali sapo konfirmoi lidhjen e Kejvinës me futbollistin e Kombëtares Shqiptare? Ja çfarë ka thënë [FOTO]

Publikuar më: 14:28 23-09-2018

Kejvina Kthella është një nga vajzat më të përfolura në mediat rozë që në daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin” ku nuk hezitoi të zbulonte hiret e saj dhe të paraqitej si një femër tepër sensuale. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë shfaqet shumë tërheqëse dhe e kuruar, e sigurisht që nuk mund të mungojnë komplimentet e shumta në fotot e publikuara.

E ndër komentuesit e shumtë na ka zënë syri edhe portierin e Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha. Bukuroshja lezhjane, e rritur në Itali shkëmben "like" në foto dhe komente, jo pak herë me gardianin kuqezi e kështu u aludua se ata kanë një lidhje sentimentale mes tyre.

Mbrëmjen e djeshme, Greta Koçi ka qenë e ftuar në “Xing me Ermalin”. Një ndër pyetjet që ai i ka bërë këngëtares ka qenë nëse e ka ngacmuar ndonjë futbollist. Dhe reagimi i tij pas përgjigjes së Gretës na ka futur në dyshime pasi ka thënë: “Aman ai portiere Strakosha a të ngacmoi se ne atë kemi merak si staf” dhe ka filluar ta ngacmojë sërish Kejvinën “lidhur me portierin”.

TOMASH.png

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381