INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Bora Zemani do të bëhet pjesë e Big Brother VIP?!

Pa prisni pak! Bora Zemani do të bëhet pjesë e Big Brother VIP?!

Publikuar më: 17:35 18-01-2022

Një nga çështjet më të përfolura në media dhe një nga diskutimet më të komentuara për të gjithë shqiptarët ka qenë pikërisht trekëndëshi i dashurisë Donald-Bora-Beatrix.

Puthja e Donaldit me Borën “live”, si dhe lidhja e tij me Beatrix bëri një bujë të jashtëzakonshme, ndërkohë që reagimet kanë qenë të pakta, dhe nuk ka patur asnjë përballje.

Mesa duket, për këtë është kujdesur vetë “Top Channel”, ku, sipas burimeve për “Pamfleti” po planifikohet hyrja e Bora Zemanit në “Big Brother VIP Albania” pikërisht natën e finales.

Burimet thanë se një ide e tillë është hedhur në tavolinën e mbledhjes së produksionit. Teksa po mendohet për skaletën e finales së madhe, një ndër pikat që po përflitet është edhe hyrja e Borës në një përballje me Donaldin dhe Beatrix.

Flitet se një ide e tillë është konfirmuar edhe nga vetë Bora Zemani. Megjithatë, dhënia e këtij lajmi në mënyrë publike, ende nuk është bërë nga “Top Channel”.

Një ngjarje e tillë padyshim që do të mbante të gjithë shqiptarët pas ekranit dhe do të sqaronte një herë e mirë marrëdhënien e Donaldit me ish partneren, apo edhe me Beatrix Ramosaj.

Rikujtojmë se dyshja u përfol gjatë për një krisje të mundshme mes tyre, gjë që u sqarua nga çifti, i cili duket se është kthyer në normalitet.

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006