INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa komplekse si shumë të tjerë, këngëtarja shkon tek Gabi! Çfarë donte Gugu? [VIDEO]

Pa komplekse si shumë të tjerë, këngëtarja shkon tek Gabi! Çfarë donte Gugu? [VIDEO]

Publikuar më: 18:10 14-07-2018

Në shtëpinë e fundjavës ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi tashmë është kthyer normalitet që personazhet e ekranit të ndajnë rrëfime për herë të parë, madje pa doreza.

Një prej tyre ishte edhe këngëtarja Gugu, tejet e komentuar në mediat online e rrjetet sociale. E pyetur nga Ermali rreth faktit se si ndihet ajo përballë komenteve ajo tha se nuk i jep aspak rëndësi dhe se veten ka dëshirë ta konsideroj këngëtare, edhe pse pranon se nuk është më e mira.

‘Mirë më duket vetja, këndoj LIVE, ka edhe më mirë, por s’jam keq’ – tha Gugu.
Teksa ajo tregoi në ‘Një kat më lart’ se impenjohet shumë për çdo këngë të re e sidomos për klipet, Gugu ndau një ngjarje të parrëfyer se si një veshje që pa rastësisht te Gabi, donte ta blinte e ta përdorte në klip.

‘Kam një histori, po e tregoj këtu. I thashë një shoqë, do të fus në makinë, do mbulohemi në fytyrë dhe do ikim te Gabi. Pashë një body dhe e doja për klip. Edhe Kim edhe Rihanna kanë veshje të lira’

Doni të dini si vijoi historia? Përse ka shkuar e mbuluar? Shkon shpesh tek Gabi? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 10-të të inervistës ‘Një kat më lart’.

Article Logic
Execution time: 0.0035781860351562