INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa komplekse fare! MISS-i shqiptar shpreh hapur pëlqimin për futbollistin e njohur shqiptar: Më pëlqente, por...[VIDEO]

Pa komplekse fare! MISS-i shqiptar shpreh hapur pëlqimin për futbollistin e njohur shqiptar: Më pëlqente, por...[VIDEO]

Publikuar më: 22:22 26-02-2018

Ca gjëra duhen thënë ashtu si të vijnë!

“Miss Universe Albania” 2017, Blerta Leka ka treguar për simpatinë ndaj një prej futbollistëve të kampionatit shqiptar që ka qenë pjesë dhe i kombëtares shqiptare. Në një intervistë të dhënë për “Revistën Vip” dhe “MCN Radio”, ajo ka treguar emrin e lojtarit që i ka pëlqyer më shumë në kohën kur ishte e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”.

Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës së Partizanit, Edgar Çani, i cili siç u shpreh bukuroshja ishte futbollisti që i ka pëlqyer më shumë. Por, ajo tregoi dhe një detaj ku u shpreh se Çani shoqërohej gjithandej nga e dashura.
“Ishte simpatik, nuk fliste fare, ishte i mirë, po çe do se ishte i shoqëruar me të dashurën gjatë gjithë kohës”, tha Leka.

proc from videovimeo1 on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488