INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OTR vs Babastars, Gjykata cakton këto masa për Albert Krasniqin dhe Noizy-n...[FOTO]

OTR vs Babastars, Gjykata cakton këto masa për Albert Krasniqin dhe Noizy-n...[FOTO]

Publikuar më: 10:10 19-09-2018

Sherri i vitit 2016 mes OTR dhe Babastars, ku Noizy u përplas fizikisht me Albert Krasniqin dhe Cozman tashmë ka marrë edhe vendimin nga ana ligjore.

Sipas Kallxo.com, sot Gjykata e Prishtinës ka përfunduar procesin për Albert Krasniqin, personi i cili plagosi Noizy-n duke i caktuar 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyjë kundrejt shumave monetare.

Sipas vendimit të gjykatës, Krasniqi duhet të paguajë edhe një masë shtesë prej 8 mijë eurosh.

Përsa i përket palës tjetër, reperi Noizy është dënuar me një gjobë prej 2 mijë eurosh në kuadër të ngjarjes së ndodhur.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës, si Noizy ashtu edhe Albert Krasniqi kanë pranuar fajin para autoriteteve ligjzbatuese./intv.al/

cgh.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098