INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSHEE stakon herë pas here energjinë, banorëve ju digjen pajisjet

OSHEE stakon herë pas here energjinë, banorëve ju digjen pajisjet

Publikuar më: 09:47 06-09-2019

Për gjatë gjithë mëngjesit të sotëm në kryeqytet ka patur luhatje dhe ndërprerje të herë pas hershme të energjisë elektrike. Ky problem është e disata herë që ndodh në Tiranë ku energjia elektrike vjen dhe ikën në disa minuta.

Si pasojë e stakimit të menjëhershëm të energjisë elektrike janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale ku janë djegur me qindra elektro-shtëpiake, megjithatë deri më tani OSHEE nuk ka patur asnjë reagim se cili është shkaku i këtij çrregullimi.

Sipas shqiptarja.com në lidhje me dëmet materiale për konsumatorët nuk ka asnjë mbrojtje, ndërsa OSHEE nuk ka bën asnjë ribursim për qytetarët edhe pse situata është përsëritur. Zona më problematike për shkëputjen e herë-pas hershme të energjisë është zona pranë stadiumit 'Arena Kombëtare'. Për këtë shqetësim ka patur një mori ankesash nga qytetarët kundër OSHEE për dëmet e shkaktuara me elektro-shtëpiaket.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326