INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSCAR me ndryshime të mëdha për shkak të koronavirusit!

OSCAR me ndryshime të mëdha për shkak të koronavirusit!

Publikuar më: 16:32 29-04-2020


Pandemia globale ka prekur edhe mënyrën se si do të zhvillohet ceremonia e ardhshme e çmimeve “Oscar”

Akademia ka njoftuar ndryshimin madhor që do të ndodhë përsa i përket nominimeve të filmave.


Deri më tani, vetëm filmat që janë shfaqur nëpër kinema për të paktën një javë në Los Angeles kanë pasur mundësi që të garojnë.

Por për herë të parë do të nominohen edhe filmat që janë shfaqur në platforma online si në Netflix, HBO, Amazon Prime etj.

Akademia theksoi se ky ndryshim do të jetë vetëm për këtë vit për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Akademia beson se nuk ka mënyrë më të mirë për të përjetuar magjinë e filmave sesa kur ata shfaqen në kinema. Përkushtimi ynë ndaj kësaj teorie është i pandryshuar dhe i palëkundur. Megjithatë, pandemia tragjike e Covid-19 ka krijuar nevojën e këtij përjashtimi të përkohshëm”, është shprehur presidentja dhe CEO e Akademisë, Dawn Hudson.


Ndër të tjera ajo shtoi që kur të vendoset se kinematë do të hapen, gjithçka do të kthehet në normalitet.

Gjithashtu një tjetër ndryshim që do të ndodhë është se tashmë dy çmime do të jenë në një të vetme.

Bëhet fjalë konkretisht për kategoritë “The Sound Mixing” dhe “Sound Editing”.

Në ceremoninë e vitit 2021 do të ndahet vetëm një çmim që do të quhet “Best Achievement in Sound”

Dhe për të qenë të pranueshëm për kategorinë “Original Score in Music”, të paktën 60% e muzikës së filmit duhet të jetë origjinale.

Ceremonia e çmimeve “Oscar” është planifikuar të zhvillohet në 28 shkurt të vitit 2021.

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771