INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

OSBE/ODIHR: Pati ndërhyrje nga aktivistë partiakë në zgjedhje[VIDEO]

Publikuar më: 15:07 26-06-2017

Misioni i OSBE-ODIHR ka dalë për herë të parë në një konferencë për shtyp për të komentuar këto zgjedhje parlamentare.

Përfaqësuesi i vëzhguesve të ODIHR në fjalën e tij deklaroi se ndërkombëtarët e kanë ndjekur nga afër procesin e votimit.

Ai theksoi se procesi i votimit u karakterizua nga një klimë tensioni të mbushura me akuza për shitblerje votash, por ishte me pak e nxehtë se sa koha.

"Dita e djeshme ishte një ditë e ngarkuar vëzhgimi. Pati raste të votimit në grup si dhe pati ndërhyrje nga aktivistë partiakë. Transparenca nuk ishte e garantuar. Numërimi i votave u vonua në shumë vende. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kreu detyrën në mënyrë transparente. Zgjedhjet u zhvilluan në kontestin e ndryshëm zgjedhor si nga PS dhe PD. Marrëveshja që u arrit në 18 maj lejoji që PD të caktonte ca poste kyçe ne qeveri. Ndryshimet ligjore nuk u reflektuan në kohë. KQZ operoi në mënyrë transparente me sesionet publike në vijim të marrëveshjes politike. Kishte mungesë konsultimesh për ndryshimet ligjore" tha ai.

Gjatë raportimit ishte dhe eurodeputeti Eduart Kukan, që shtoi se rezultati duhet të njihet.

Article Logic
Execution time: 0.003964900970459