INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Orlando Bloom dhe Katy Perry deklarojnë ndarjen pas një viti bashkë! [FOTO]

Orlando Bloom dhe Katy Perry deklarojnë ndarjen pas një viti bashkë! [FOTO]

Publikuar më: 10:45 01-03-2017

Rrufe në qiell të hapur!

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë! Nuk bëhet fjalë për zëra por për një lajmërim zyrtare të dhënë nga një përfaqësues për atë që tashmë mund të quhet ish-çifti. Në deklaratë bëhej me dije “Përpara se thashethemet të dalin jashtë kontrollit, ne duam të konfirmojmë se Orlando dhe Katy po marrin pak hapësirë nga njëri-tjetri, me respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin”. Yjet e botës së spektaklit janë frekuentuar për më shumë se një vit, që nga koha kur u panë duke flirtuar në festën e Golden Globes në janar të vitit 2016. Lajmi është tronditës pasi aktori 40 vjeçar dhe bukuroshja 32 vjeçare u panë së bashku në dy festa të Oscars gjatë ditës së diel. Madje edhe të hënën Orlando postoi një foto shumë të këndshme me qenushen e ish të dashurës së tij. Ndoshta nuk bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare, por thjesht për një periudhë reflektimi. Koha do ta tregojë...

orla.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030109882354736