INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Ori Nebiaj befason me deklaratën: Arbana Osmanin e kam përjashtuar nga jeta ime

Ori Nebiaj befason me deklaratën: Arbana Osmanin e kam përjashtuar nga jeta ime

Publikuar më: 09:14 19-07-2026

Ori Nebiaj ishte e ftuara e radhës në emisionin “Kampionët e Botës”, të moderuar nga Marina Vjollca, ku iu nënshtrua një kuizi me pyetje të drejtpërdrejta dhe shpeshherë të sikletshme.

Mes pyetjeve që tërhoqën më shumë vëmendje ishte edhe ajo: “Kë ke përjashtuar nga jeta jote përfundimisht?”

Pa hezitim, Ori Nebiaj dha një përgjigje që surprizoi publikun.

“Me dikë që s’flas fare. Nga jeta ime kam përjashtuar Arbana Osmanin”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk ekziston më asnjë komunikim.

Deklarata u bë menjëherë një nga momentet më të komentuara të emisionit, pasi Nebiaj konfirmoi publikisht se nuk flet më me moderatoren e njohur Arbana Osmani. Përgjigjja e saj u konsiderua si një nga “bombat” e kuizit, duke ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.