INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozitari Maliqi mbron presidentin Meta: ''Edi Rama është mosmirënjohës''

Opozitari Maliqi mbron presidentin Meta: ''Edi Rama është mosmirënjohës''

Publikuar më: 18:37 08-07-2019

Gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare që po mbahet në Kuvend, ku në qendër të dikustimit është raporti i Komisonit Hetimor për shkarkimin e presidentit, Rama sulmoi ashpër Ilir Metën në fjalën e tij. Pas tij fjalën e mori Lefter Maliqi i cili e akuzoi Ramën si mosmirënjohës dhe hipokrit.

Sipas tij Rama i rrinte nga mbrapa Ilir Metës gjatë kohës kur ky i fundit ishte kryeministër i Shqipërisë dhe se ishte pikërisht Meta që i dha bashkinë e Tiranës sërish nën vitin 2007.

‘Sot një farsë dhe një gjyq politik, ju dëgjuat kryeministrin, që sot është i pakicës, pas zgjedhje të 30 qershorit. Sot ai foli me ëndrrën e tij prej një diktatori dhe i bën gjyqin politik presidentit dhe nuk ka më turp e skandal se sa ju që sot i bëni gjyqin politik një njeriu që iu solli në pushtet në 2013, e qe ju i luteshit naten me ngjala. Duhet të kuptojmë që nuk ka gjë më të keqe se mosmirënjohja, Meta ka qenë kryeministri këtyre, në 2007 i dha bashkinë, ky i rrinte mbrapa kur ishte kryeministër. Shqiptarët tashëm janë 6 vite mbrapa sepse ka një varfëri, lidhje me krimin. Komisionin do ta drejtojë Ulsiu që na nderoi me Dibrën. U bëj thirrje deputetëve të opozitës së re, të shohim si do votojnë sot se herën e kaluar thanë se nuk do votojmë. Koha është sot për rrëzimin e kësaj qeverie, është turp kush po na drejton e kush po e udhëheq këtë popull’, tha gjatë fjalës së tij në seancën plenare deputeti Maliqi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434