INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita vendos datën e protestës së radhës, sërish pasdite

Opozita vendos datën e protestës së radhës, sërish pasdite

Publikuar më: 12:31 22-04-2019

Opozita ka vendosur që protestën kombëtare të radhës ta mbajë në datën 11 maj në orën 18:30. Data e protestës është vendosur nga kryetarët e degëve të Partisë Demokratike.

Kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi sot në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar për aksionin e opozitës.

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, pritet të vendoset axhenda e protestave.

Pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike doli me 3 propozime konkrete për krizën

PD paralajmëroi bojkotin e 30 qershorit, ndërsa deklaroi se do regjistrohet me zgjedhje vetëm pasi të jene krijuar kushtet për zgjedhje te lira.

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941