INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita krijon frontin kundër krimit

Opozita krijon frontin kundër krimit

Publikuar më: 12:46 18-10-2017

Tryeza opozitare ka nxjerrë një deklaratë me pikat kryesore të arritura gjatë mbledhjes së sotme.

Partitë pjesëmarëze në mbledhje I kanë cilësuar zgjedhjet e 25 qershorit si zgjedhje të kriminalizuara përmes parave të drogës dhe përfshirjes së kriminelëve dhe bandave në to.

Sipas opozitës demokracia në Shqipëri ndodhet në një moment kritik dhe udhëkryq tepër të rrezikshëm, duke parrë si rrugëzgjidhje për të dalë nga kjo situatë, krijimin e një “Fronti të Përbashkët Opozitar në Luftën kundër Krimit”.

Ky front opozitar parashikohet të krijohet me të gjitha partitë politike që janë të vetëdijshme për rrezikun e madh që po kalon vendi.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881