INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacioni blic në Shkodër/ Prokuroria zbardh skemën: Të përfshirë noterë, policë dhe kancelarë gjykate

Operacioni blic në Shkodër/ Prokuroria zbardh skemën: Të përfshirë noterë, policë dhe kancelarë gjykate

Publikuar më: 11:51 14-03-2019

Prokuroria ka dhënë detaje rreth operacionit të sotëm në Shkodër dhe skemës si vepronte grupi i fajdeve. Sipas Prokurorisë, në këtë skemë janë përfshirë 22 persona, ndërsa 11 prej tyre janë arrestuar duke përfshirë ish kancelarë në Gjykatën e Shkodrës dhe noterë.

“BalkanWeb” mëson se në pranga ka përfunduar edhe Artan Dragani, ish kancelar në Gjykatën e Shkodrës dhe është pezulluar nga detyra noterja Valbona Hajdari dhe polici Ergys Lohja.

Dhënia huave e shumave bëhej për interesa të larta që varionin nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar. Nëse nuk kthehej shuma e huas, sekuestroheshin makinat dhe pronat e personave që kishin marrë huan. Nga ky operacion u sekuestruan, toka, dyqane dhe 500 mijë euro.

Njoftimi nga Prokuroria:

Me datën 25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal me numër 109, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Nga veprimet e kryera me mjete të hetimit proaktiv, të autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër rezultoi e provuar përfshirja e një numri të madh shtetasish në veprimtarinë e organizuar të dhënies hua, jashtë sistemit bankar, së shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare.

Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar. Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e të dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit të detyrës” për noteren pranë Dhomës së Noterisë Shkodër, V. H dhe SPZ pranë Komisariatit te Policisë Shkodër E. L. Është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, kontroll i kryer me vendim të gjykatës.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera të konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj. Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0021958351135254