INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacion në 52 vende në Europë, 314 në pranga,sekuestrohen 2.4 ton kokainë

Operacion në 52 vende në Europë, 314 në pranga,sekuestrohen 2.4 ton kokainë

Publikuar më: 15:56 19-10-2016

Europol ka përfunduar operacionin e "Ciconia Alba", i cili zgjati 6 ditë nga data 10 deri në 16 tetor dhe u shtri në 52 vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Nga operacioni u arrestuan 314 persona, të cilët përpos drogës kalonin ilegalisht edhe emigrantë dhe trafikonin qenie njerëzore. Nga operacioni u sekuestruan 2.4 ton kokainë, ndërsa u drejtua nga EuroGJUST, Frontex dhe Interpol.
 
Në Shqipëri u arrestuan 10 persona, ndërsa u sekeustrua edhe një sasi e konsiderueshme kokaine nga policia në bashkëpunim me Europol. Drejtori i Europolit Rob Ëainëright deklaroi se reagimi ishte i shpejtë në koordinim me të gjitha vendet në shkatërrimin e rrjetit të trafikut. Në Greqi policia zbuloi një agjenci të rreme udhëtimi për kalimin ilegal të emigrantëve.

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949