INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oops, ia nxorrën 'të palarat' njerëzit më të dashur! Me siguri nuk ua merr mendja çfarë studenti ka qenë Ledri Vula [FOTO]

Oops, ia nxorrën 'të palarat' njerëzit më të dashur! Me siguri nuk ua merr mendja çfarë studenti ka qenë Ledri Vula [FOTO]

Publikuar më: 21:55 07-03-2019

Ledri Vula është një prej reperëve më të mirë dhe të komentuar të momentit. 

E megjithatë pak dimë për jetën e tij para se të bëhej reper. 

Në fakt Ledri ka qenë një stduent me 10-a edhe pse ka lënë një fakultet për të ndjekur pasionin e tij, muzikën. 

Dy gjyshërit e reperit të njohur, Naxhije dhe Fahri Buçinca, ishin të ftuarit specialë të Bieta Sulos pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë”, në “Top Channel”, ku folën për eksperiencën e tyre si arsimtarë dhe marrëdhënien me nipin.

Gjyshi Fahri tregoi në emision se Ledri e ka lënë një fakultet për 3 provime, dhe hyri në një tjetër të cilin e mbaroi me nota shumë të larta.

“Ledri e la një fakultet, nuk e kreu, për 3 provime. U regjistrua në fakultetin tjetër për regji dhe e mbaroi me 10-ta”.

Ndërkohë, gjyshe Naxhija rrëfeu se është shumë e lidhur me nipin e saj madje mban mend edhe tekstet e këngëve të tij:

“Mbajmë mend edhe tekstit e tij dhe paraqitjet e tij në stilin hip hop”.

3rqgvrewtbh.GIF

Article Logic
Execution time: 0.0033369064331055