INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olti Curri kritikon rëndë produksionin e “Big Brother”: “Janë qesharak…”

Olti Curri kritikon rëndë produksionin e “Big Brother”: “Janë qesharak…”

Publikuar më: 20:47 28-05-2017

Pak ditë më pare është krijuar debat i fortë pas imitimit të personave me aftësi të kufizuar nga disa nga banorët e shtëpisë së Big Brother.

Edhe mbrëmjen e së shtunes gjatë spektaklit, Arbana në emër të produksionit i ka kritikuar shumë, duke u dhënë edhe dënimin që vëllai i madh kishte marrë për ta.  Ajo tha se si dënim, gjysmën e buxhetit do ta çonin në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. Por ditën e sotme, gjatë Fun Club, Olti Curri ka reaguar ashpër ndaj banorëve të cilët u bënë pjesë e kësaj shakaje shumë të shëmtuar, por edhe ndaj produksionit. Ai ka thënë se dënimi që u ka dhënë banorëve ka qenë qesharak. Ai mendon se një dënim më i merituar do të ishte ai i largimit të tre banorëve që nisën këtë shaka, Olsi, Danjeli dhe Donaldi, shkruan intv.al. Po ashtu, Olti është shprehur se do ishte mirë që Big Brother t’i vendoste në karrike me rrota për t’i bërë të kuptojnë se çdo të thotë të jesh me aftësi të kufizuara.

“E theksoj se dënimi nga Big Brother ishte qesharak. Po të isha unë do t’i kisha përjashtuar menjëherë nga shtëpia të tre çiftet dhe do t’i zëvendësoja me të rinj. Më mirë të rrezikoja audiencën sesa të fyeja këtë komunitet”,- ka thënë opinonisti i Fun Club.

Article Logic
Execution time: 0.0034468173980713