INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olti Curri dhe Ermal Fejzullahu debatuan publikisht për ''batutën raciste'', Linda Rei ka diçka për të thënë! [FOTO]

Olti Curri dhe Ermal Fejzullahu debatuan publikisht për ''batutën raciste'', Linda Rei ka diçka për të thënë! [FOTO]

Publikuar më: 11:48 17-04-2019

Këto ditë, vëmendjen e mediave e tërhoqi konflikti mes Ermal Fejullahut dhe Olti Currit, për shkak të komentit të Ermalit në postimin e Faton Shoshit, për ngjyrën e errët të lëkurës së personit në foto.

"Thuj le t'kesh pak se s'po dihet ça është."- shkruante këngëtari në koment. Olti Curri e thumboi publikisht Ermalin duke shkruar në profilin e tij në Instagram:

"Ça po me shohin syte. Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykalter Sabri Fejzullahu, ben batute per ngjyren e erret te lekures dikujt!!! Tani ka mbetur te komentoj une te shendoshet: o bol..."- shkruante Olti, të cilit Ermali iu përgjigj:

"Te kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, eshteracizem! Unëracist nuk kam qenë ndonjëhere. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto", ishte komenti i Ermalit në foto.

olet.jpg

 

Por Olti nuk e ka lënë me kaq dhe i është përgjigjur komentit të Ermalit.

“Ka vetem nje problem qe batuta nuk ishte batute dhe te pakten pranoje qe po e bera edhe pune e madhe. Jam i sigurte qe mund te besh batuta spektakolare pa u ndal te ngjyra, pesha, pasuria , varferia, floket apo tullaclleku i dikujt”, i shkroi Olti.

Ndërkohë që ka pasur shumë reagime lidhur me këtë koment, edhe Linda Rei ka mbajtur anën e saj. Në një lajm të publikuar nga intvalbania në Instagram, Linda ka etiketuar Olti Currin dhe ka shkruar “Respect” në formë mbështetjeje ndaj fjalëve të tij kundrejt Ermalit.

ldinet.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040688514709473