INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Olta Gixhari rikthehet në ekran, merr drejtimin e emisionit të njohur

Olta Gixhari rikthehet në ekran, merr drejtimin e emisionit të njohur

Publikuar më: 16:55 01-09-2026

“Fiks Fare” përgatitet të rikthehet në ekran me një dyshe të re në moderim. Olta Gixhari dhe Dorian Ramaliu do të jenë në krye të emisionit të njohur investigativ, duke nisur kështu një etapë të re për programin që prej vitesh është kthyer në një pikë referimi për publikun shqiptar.

Me eksperiencat dhe profilet e tyre të ndryshme, Gixhari dhe Ramaliu pritet të sjellin një qasje të re në ekran, duke ndërthurur karakterin, energjinë dhe komunikimin me publikun.

“Fiks Fare” ka ndërtuar ndër vite një identitet të fortë përmes denoncimeve, problematikave sociale dhe historive të qytetarëve, ndërsa ndryshimi në drejtimin e emisionit shënon një tjetër moment të rëndësishëm në historinë e tij televizive.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të funksionojë kjo dyshe dhe çfarë risish do të sjellë në sezonin e ri.