INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olta Gixhari i shpreh hapur dashurinë këtij këngëtari të njohur [FOTO]

Olta Gixhari i shpreh hapur dashurinë këtij këngëtari të njohur [FOTO]

Publikuar më: 11:42 14-03-2017

Një deklaratë shumë e sinqertë nga bukuroshja e skenës shqiptare të teatrit.

Nuk kemi dëgjuar ende nga goja e aktores së njohur të pranojë publikisht ndonjë lidhje. Megjithatë dashuria duket se nuk i mungon veçanërisht kur bëhet fjalë për emra të mëdhenj të muzikës. Diçka të tillë e ka shprehur vetë ajo publikisht në “Your Face Sounds Familiar Albania”, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur në mes qëndron një legjendë e muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtarin e madh Aleksandër Gjoka, të cilin e priste një surprizë e këndshme pas performancës së tij në skenë. Olta Gixhari u kujtoi të gjithëve se dje ishte dita në të cilën Gjoka festonte ditëlindjen, çka u pasua nga urimet dhe këngën e ditëlindjes nga e gjtihë salla. Jo vetëm kaq, pasi urimit Olta i shtoi edhe një deklaratë të fortë dashurie, miqësore dhe si admiruese natyrisht, me fjalët “Të dua shumë Sandër Gjoka. Gjithmonë të kam dashur”. Shpresojmë që aty jashtë të mos bëhet njeri xheloz...

oltasandri.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219