INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olimpiakos shkarkon Besnik Hasin

Olimpiakos shkarkon Besnik Hasin

Publikuar më: 09:17 25-09-2017

Aventura e Besnik Hasit në krye të Olimpiacos ka përfunduar ende pa filluar mirë. Aventura e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, në krye të Olimpiacos, ka përfunduar dje, pesë javë pas fillimit të kampionatit grek dhe pak më tepër se dy muaj nga nënshkrimi me këtë klub.

AEK-u ka mposhtur me rezultatin 3-2 me përmbysje Olimpiakosin në një derbi spektakolar të zhvilluar në Athinë. Pas këtij takimi Olimpiakosi ka shkarkuar trajnerin Besnik Hasi, me motivacionin për rezultate të dobëta.

Në fakt, shqiptari ishte ai që i kualifikoi në Champions League, por rezultatet e fundit në kampionatin helen nuk ishin ato që priten dhe tashmë ka ardhur shkarkimi i ish-kapitenit kuqezi nga stoli i Olimpiakosit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609