INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OKB thirrje për Donald Trump: ‘Marrëveshja bërthamore me Iranin...’

OKB thirrje për Donald Trump: ‘Marrëveshja bërthamore me Iranin...’

Publikuar më: 08:41 03-05-2018

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka bërë thirrje Trump që të mos largohet nga marrëveshja me Iranin.

Sipas Guterres, "Marrëveshja e Iranit ishte një fitore e rëndësishme diplomatike dhe duhet të ruhet. Ne nuk duhet ta heqim atë marrëveshje nëse nuk kemi një alternativë më të mirë", thotë ai.

Marrëveshja e 2015 u nënshkrua për të parandaluar blerjen e armëve bërthamore nga Irani. Trump ka qenë një kritik i fortë i marrëveshjes dhe nuk ka vendosur akoma nëse do të qëndrojë raporton Ora News.

Aleatët evropianë kanë rënë dakord që marrëveshja është mënyra më e mirë për të ndaluar armët bërthamore.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045