INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ohh Zottt''! Tmerrohen pushuesit, shembet shkëmbi i famshëm në Zakynthos, ka të plagosur [VIDEO]

''Ohh Zottt''! Tmerrohen pushuesit, shembet shkëmbi i famshëm në Zakynthos, ka të plagosur [VIDEO]

Publikuar më: 21:01 13-09-2018

Momenti i tmerrshëm i rrëshqitjes së tokës në Zakynthos të Greqisë është filmuar nga një kamera amatore dhe tregon njerëz të tmerruar dhe varka që përmbysen. Pamjet janë regjistruar nga një turist me telefonin e tij celular, ndërkohë që dikush dëgjohet duke bërtitur “Oh Zot”.

Videoja ka dalë në faqen e internetit të gazetës greke Proto Thema dhe tregon sesi shkëmbi rrëshqet një pikë afër bregut plot me pushues.

Të paktën shtatë persona janë plagosur kështu në plazhin popullor Navagio, teksa një anije me turistë britanikë dhe disa varka të vogla u përmbysën në det, thanë autoritetet greke.

Lëndimet e tyre nuk janë kërcënuese për jetën dhe nuk ka njerëz të zhdukur thanë zjarrfikësit, megjithatë autoritetet po kryejnë një kërkim me helikopter dhe anije të Policisë Kufitare në zonën e bllokuar nga gurët për njerëz të bllokuar në rrënoja.

“Deri tani, ne nuk kemi gjetur asnjë person të bllokuar, por ne do të vazhdojmë kërkimin”, tha një zyrtar i zjarrfikësve.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217