INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ohh, kjo ishte e dhimbshme! Fifi i tha që nuk ka bagazh, TAYNA i bën ''DISS-in'' më të fortë, reagon Rashel Kolaneci [FOTO]

Ohh, kjo ishte e dhimbshme! Fifi i tha që nuk ka bagazh, TAYNA i bën ''DISS-in'' më të fortë, reagon Rashel Kolaneci [FOTO]

Publikuar më: 12:46 16-09-2018

Tayna është pa asnjë dyshim sensacioni më ri në muzikën shqiptare. Reperja e njohur po korr sukses të madh dhe mori një famë të jashtëzakonshme falë talentit të saj. Këngët e Tayna-s janë shndërruar në refrenin e preferuar të shumë prej nesh. Siç dihet tashmë ajo ka nxitur një “luftë” me reperet e reja femra e një ndër to është FIFI.

Është përfolur gjatë se Fifi, Rina e Tayna po i dedikojnë tekste muzikore njëra-tjetrës. Fifi ka folur në një interviste për emisionin "Mirage" ku ka thënë se vajzat nuk kanë bagazh për të quajtur veten Mami të muzikës.

Kjo intervistë bëri namin dhe nuk mund të mungonte një kundërpërgjigje nga Tayna. Reperja seksi ka publikuar një foto gjatë pushimeve të saj ku shfaqet me bikini dhe ka thumbuar Fifin me statusin e saj. “Like po e gjetet dikon me bel t’trashe”, shkroi ajo duke ironizuar peshën trupore të Fifit në mënyrë indirekte dhe sigurisht që nuk munguan si komentet pozitive ashtu edhe ato negative. Një koment ka lënë edhe Rashel Kolaneci e cila i shkroi Taynas: “Ayyy Mamiii”

Me siguri do të vijë edhe një reagim nga FIFI.

dastsed.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613