INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ofronin 'shërbim ekstra' në qendrën e masazhit, pranga menaxheres në Tiranë. Kapen mat 3 punonjëse

Ofronin 'shërbim ekstra' në qendrën e masazhit, pranga menaxheres në Tiranë. Kapen mat 3 punonjëse

Publikuar më: 16:52 27-10-2018

Është zbuluar dhe një tjetër qendër masazhi ku ushtrohej prostitucion në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar menaxheria e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratorja.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë dhe tre punonjëse të qendrës së masazhit.

Në pranga u vu shtetasja R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet.

Si dhe u shpall në kërkim administratorja e qendrës së masazhit, shtetasja A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.
Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celular dhe 1 bllok shënimesh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Article Logic
Execution time: 0.020323038101196