INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ofendimet ndaj Erdogan nuk tolerohen, aktorja përfundon në burg për një vit

Ofendimet ndaj Erdogan nuk tolerohen, aktorja përfundon në burg për një vit

Publikuar më: 09:10 22-07-2019

Shteti turk njihet për mostolerim ndaj kritikave për Presidentin Rexhep Taip Erdogan. Kështu Gjykata e Apelit në Turqi ka miratuar dënimin me 11 muaj e 20 ditë burg për këngëtaren dhe aktoren turke, Zuhal Olcay. Ajo është dënuar për fyerjen publike që i bëri Presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan 3 vjet më parë.

Më 5 gusht 2016, Olcay performonte në një skenë, në Stamboll, duke bërë gjeste me dorë kundër Presidentit Erdogan.
Mjaftoi një denoncim në polici dhe hetimet çuan deri në vërtetësinë e ngjarjes. Sipas dëshmive, aktorja dhe këngëtarja kishte ndryshuar tekstet e këngëve të saj dhe i kishte “përshtatur” me fjalë e gjeste kundër Presidentit.
Prokuroria, si fillim, kërkoi 1 vit e 2 muaj deri në 4 vite e 8 muaj burg për artisten, me akuzën për “fyerje publike” ndaj Presidentit.
Olcay u dënua me 10 muaj burg, ndërsa pas apelimit, dënimi iu shtua në 11 muaj e 20 ditë burg. Aktorja dhe këngëtarja 61-vjeçare ka luajtur në më shumë se 15 seriale që prej vitit 1980.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219