INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obobo! Mediat “kryqëzojnë” aktoren tuaj të preferuar turke, tregojnë operacionet plastike që ka bërë! [FOTO]

Obobo! Mediat “kryqëzojnë” aktoren tuaj të preferuar turke, tregojnë operacionet plastike që ka bërë! [FOTO]

Publikuar më: 19:54 30-05-2018

Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm, por buja e serialeve turke kanë shkuar deri në vendet latine, aty ku kanë “lindur” serialet televizive.

Fahriye Evcen është ndër personazhet më të komentuar në Turqi, jo vetëm për karrierën e saj në kinematografinë turke por edhe për martesën me aktorin Burak Özçivit.

Së fundmi, “Cnn turk” shkruan se aktorja është një ndër “viktimat” e shumta të operacioneve plastike. Sipas medias turke, 31-vjeçarja e ka tepruar me botoksin e përdorur në mollëza dhe shfaqet e tjetësuar.

ORIGJN.jpg

 

Pak ditë më parë, mediat turke dhanë lajmin se midis çiftit ka shumë probleme dhe i janë drejtuar një terapisti për të shpëtuar martesën e tyre. Lajmet u hodhën menjëherë poshtë nga aktori turk Burak Özçivit, i cili në një intervistë theksoi se ata janë më të lumtur se kurrë.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt” –u përgjigj aktori.

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314