INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obezët me tru më të plakur se të tjerët! Arsyet i tregon studimi...

Obezët me tru më të plakur se të tjerët! Arsyet i tregon studimi...

Publikuar më: 12:24 02-05-2019

Obeziteti nuk ndikon negativisht vetëm në sëmundje si diabeti, tensioni apo dhe ato koronare. Por dhe tek truri. Madje këtë të fundit e plak me 10 vjet.
Një studim amerikan tregon se truri i njerëzve obezë është 10 herë më i plakur se i moshatarëve të tyre.
Revista “Neurobiology of Aging”, ka publikuar studimin dhe shkruhet se janë marrë nën vrojtim trutë e 473 personave nga mosha 20 deri në 87-vjeç.
Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit vunë re dallime në vëllimin e materies së bardhë të trurit tek personat mbipeshë, krahasuar me atë të personave me peshë normale. Ata sqaruan se tek individët mbipeshë u vu re një reduktim i zgjeruar i shtresës së bardhë në tru në krahasim me të tjerët.
Po gjithësesi ata kanë theksuar se duhen bërë dhe më shumë studime për të verifikuar këtë hipotezë që lidhet me plakjen e parakohëshem et trurit tek obezët.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416