INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obama kundër Trump: Poshtëron gratë dhe të gjitha kategoritë

Obama kundër Trump: Poshtëron gratë dhe të gjitha kategoritë

Publikuar më: 13:18 10-10-2016

“Trump poshtëron dhe degradon gratë dhe nuk ka zemër për vlerat bazë që ne kërkojmë t’u japim fëmijëve tanë”. Kështu është shprehur presidenti Barack Obama, i cili ka thyer heshtjen në një event të Partisë Demokratike në Çikago, duke hyrë në polemika me deklaratat seksuale të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan, ka nënvizuar ndër të tjera se retorika e miliarderit është “një nga gjërat më të pamëshirshme të këtyre zgjedhjeve”.

Donald Trump është i pasigurt, aq sa “lartëson veten e tij, duke denigruar persona të tjerë, – shtoi Obama. – Kjo nuk është një pjesë karakterit që do t’ia këshilloja dikujt në Dhomën Ovale”. Obama tha po ashtu se Trump, jo vetëm që ka poshtëruar gratë, “por edhe minoritetet, emigrantët, besimtarët dhe të tjerë. Përqesh personat me aftësi të kufizuara. Fyen trupat tona ushtarake, si dhe veteranët tanë. E gjitha kjo na tregon shumë gjëra”.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887