INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“O bab këto ta prishin veshin”, Ermal Fejzullahu tregon hapur se fëmijët nuk janë fansa të muzikës së tij

“O bab këto ta prishin veshin”, Ermal Fejzullahu tregon hapur se fëmijët nuk janë fansa të muzikës së tij

Publikuar më: 21:30 08-07-2020

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka qenë i ftuari i radhës në “Edicioni Veror 2020”.

Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, Fejzullahu tregoi se ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

Sa i përket situatës së shkaktuar nga pandemia Fejzullahu u shpreh se karantina nuk ishte periudhë e lehtë për t’u kaluar.

“Para pandemisë kam qenë shumë i zënë me koncerte. Në Kosovë ka pasur shumë histori dhe sfida të vështira për popullin tonë. Ështu turp dhe marrëzi që ne sot të ankohemi dhe të themi nuk patëm koncerte, është turp i Zotit. Jam duke realizuar disa projekte dhe besoj se deri në fund të sezonit do të jenë treg”, u shpreh ai.

I pyetur për lajmin që qarkullon për një bashkëpunim me këngëtaren Fifi, këngëtari nuk e kundërshtoi, ndërsa u shpreh i gatshme, për realizimin e një kënge.

Ndërsa tregoi se mund të luajë edhe në rolin e një aktori.

“Janë humoristët e Kosovës “Stupcat group”, të cilët një intervistë kanë parë që unë kam talent për humor. Nuk e di, do të ishte kënaqësi e madhe. Pse jo të provoj një sfidë të re”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai u shpreh se çelësi i suksesit të tij është bashkëshortja Ariana.

“Çelësi i suksesit tim është Ariana, ajo në çdo situatë ka qenë shoqja dhe njeriu më i afërt”, tregoi Fejzullahu.

Këngëtari i njohur ka treguar se çfarë nuk i pëlqen Arianës tek ai dhe është shprehur se fakti që ai po ha kaq shumë.
“Këto tri ditët e fundit po më thotë se pse po ha kaq shumë. Unë në fakt fillova të mbaj një lloj diete, por që më zgjati 1 javë, por mua m’u duk sikur zgjati 7 muaj”, është shprehur ai duke qeshur ndërsa ka treguar se gjëja që pëlqen tek Ariana është ngjyra që ka marrë.

Ermali ka shtuar gjithashtu se fëmijët e tij nuk i pëlqejnë disa këngë të tij që janë komerciale. “O bab këto ta prishin veshin”, është shprehur Ermal Fejzullahu.

 

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543