INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nxjerrin të dhënat e pacientëve. Urdhri i Mjekëve nis hetimin për bluzat e bardha [VIDEO]

Publikuar më: 14:58 10-08-2017

Mbrojtja e të dhënave personale është ndoshta shqetësimi që del më pak në pah nga pacientët shqiptarë, për shkak të gjendjes ku është sistemi shëndetësor. E ndoshta kjo është arsyeja qe deri më sot nuk ka të regjistruar asnjë ankimim pranë urdhrit të mjekëve, ku bluzat e bardha të kenë shkelur këtë pikë të kodit të etikës. Një aksident, plagosje apo ngjarje e rëndë e cila tërheq vëmendjen e medias duket se është shumë e thjeshtë për gazetarët qe të marrin identitetin e madje dhe diagnozën nga mjekët, të cilët nuk ka thuajse asnjë rast që këtë ta bëjnë me lejen e pacientit. Në një intervistë për IN Tv zv presidenti i urdhrit të mjekëve Dritan Trepça thotë se deri më sot nuk ka patur asnjë ankesë për këtë çështje nga qytetarët qe ti lejonte urdhrit hapjen e hetimeve.
Dritan Trepça:
“Asnjë ankesë nga pacientët pranë Urdhrit të Mjekëve”
Por nisur nga shqetësimi i IN Tv, Urdhri i Mjekëve është vënë në lëvizje. Trepça premton se për hetimin e këtyre rasteve do të ngrihet një grup i posaçëm pune.
Dritan Trepça:
“Do të ngrihet një grup punë për hetimin e çdo rasti”
Masat ndëshkimore janë të përcaktuara për mjekët të cilët shkelin kodin etik, por që deri më sot në fakt nuk janë vënë në zbatim. Pavarësisht se kodi shkelet me të dyja këmbët thuajse nga të gjithë mjekët, të cilët ju kërkohet informacion nga media.
Dritan Trepça:
“Gjobë e deri në heqjen e ushtrimit të profesionit për 3 vjet”.

Article Logic
Execution time: 0.003521203994751