INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxehet debati për lojtarët e kombëtares edhe mes opinionisteve më në zë [FOTO]

Nxehet debati për lojtarët e kombëtares edhe mes opinionisteve më në zë [FOTO]

Publikuar më: 19:13 17-08-2016

Largimi i Milot Rashicës, nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, për te ajo e Kosovës, çuditi jo vetëm futbolldashësit por edhe opionistët më në zë të trevave shqiptare. Rashica “mori” me vete edhe 3 futbollistë të tjerë, si Shalën, Mehën dhe Valdet Ramën, dhe sigurisht që në rrjetet sociale është zhvilluar një debat i madh në lidhje me këtë eksod futbollistësh. Shumë tifozë e kanë komentuar për mirë zgjedhjen e futbollistëve, të shumtë janë edhe ata që e kanë komentuar për keq, madje duke i cilësuar edhe si tradhtarë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa nga gazetarët opiononistë.

Ishte gazetari dhe analisti Andi Bushati ai që bëri një shkrim për largimin e Rashicës te Kombëtarja e Kosovës, shkrim që bëri “jehonë” në mediat sociale. Në shkrimin e tij, Bushati e ka cilësuar Milot Rashicën si “tradhëtar të mërzitur”, duke theksuar se ishte një veprim i nxituar nga ai dhe futbollistët e tjerë, e thotë se u treguan të paaftë për të sakrifikuar. Dhe jo vetëm kaq, ai “ngacmon” prindërit e Rashicës për emrin që i kanë vënë të birit, për të shprehur më në fund shqetësimin e tij që po largohen nga kombëtarja e Shqipërisë.

Mirëpo këtë shkrim të Bushatit, nuk e ka pritur mirë gazetari kosovar Berat Buzhala, i cili ka shtruar pyetjen “Si është e mundur që me formulime kaq brutale dhe kaq absolute të gjykohen disa djem të rinj që po vendosin të përfaqësojnë shtetin e tyre të lindjes, Kosovën, për çfarëdo qoftë motivi?”. Në shkrimin e tij kundrejt Bushatit, Buzhala thekson se Kosova më të drejtë do të duhej të priste shumë më shumë mirëkuptim nga Shqipëria. Ajo çfarë do të duhej të përfundonte me një ‘faleminderit’ reciproke dhe vëllazërore po eskalon në ‘ju jeni tradhtarë’, thotë Berat Buzhala në opinionin e tij.

Pas shkrimit “Milot Rashica, një tradhëtar i mërzitur” ku akuza të shumta vërshuan drejt Bushatit, ky i fundit, ka realizuar edhe një shkrim tjetër, duke shpjeguar arsyen se pse e quajti Rashicën tradhëtar. Referencat për qytetin e Milotit, himnin dhe flamurin e Kosovës, Bushati sqaron se i ka përdorur thjeshtë si hiperbola ironike për të treguar se zgjedhja e kombëtares nuk është as çështje patriotizmi as heroizmi. Aq më pak tradhëtie (në kuptimin patriotik të fjalës). Ai thotë se Rashica vendosi si fëmije i llastuar, hatërmbetur dhe hakmarrës. Ai nuk zgjodhi me zemër, por me maraz. Nuk zgjodhi me idealizëm, por me mllef. Ai u soll si egoist, në një sport që kërkon mbi të gjitha sakrificë dhe vetmohim në emër të ekipit. Prandaj ai mbi të gjitha tradhëtoi shokët e tij të skuadrës.

Edhe Pr. Dr. Enver Bytyçi ka bërë një shkrim “kundër” Bushatit, duke shkruar se është “tradhëti” nëse futbollistët e Kosovës nuk luajnë për Kosovën.

Debatit për “Eksodin e Kombëtares” i është shtuar edhe gazetari dhe analisti Mero Baze nëpërmjet një shkrimi të gjatë, ku thotë se debati që ka shpërthyer përse po kthehen në shtëpi të tyre futbollistët e Kosovës, nuk është debat që ka lidhje me futbollin, por me debatin mbi identitetin e ri të Kosovës. Ai thotë se kolegu i tij Bushati i ka vënë zjarrin debatit. “Të sjellurit si shoqëri superiore ndaj njëra tjetrës ato rrezikojnë të forcojnë këtë frymë ndasie”, shprehet Baze në shkrimin e tij.

Ai thotë se debate real i yni në Tiranë, duhet të ishte nëse Sadiku apo Hysaj, që janë yjet e Kombëtares, mund të iknin me Kosovën. Pra debati do të ishte nëse kishte shqiptarë të Shqipërisë që donin të iknin me Kosovën, duke qenë të suksesshëm. Ky do të ishte akt patriotik, politik dhe emocional.

Edhe gazetari Lutfi Dervishi ka shkruar në lidhje me këtë debat masiv, por ndryshe nga të tjerët, ai ka shkruar vetëm një fjali.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016758441925049