INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxehen ‘gjakrat’ në Komisionin e Shëndetësisë, PD paralajmëron dosje për...

Nxehen ‘gjakrat’ në Komisionin e Shëndetësisë, PD paralajmëron dosje për...

Publikuar më: 17:29 25-06-2018

Partia demokratike paralajmëron një tjetër dosje korruptive nga zyrtarë të lartë të partisë socialiste.

Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se disponon një dokument ku deputetja socialiste Klodiana Spahiu është e implikuar në afera. Por kjo ka nxehur situatën në komisionin e shëndetësisë.

Në mungesë të Petrit Vasilit komisioni i shëndetësisë është drejtuar nga deputetja socialiste Elisa Spiropali.

E gjithë mbledhja është shoqëruar me tension dhe debat të fortë mes demokratëve dhe socialistëve. Por Ervin Salianji lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj Elisa Spiropalit, cka solli një përplasje të fortë mes tyre.

Opozita lëshoj akuza të forta në drejtim të mazhorancës së majtë, ndërsa deputeti Bardh Spahia i bëri një thirrje drejtpërdrejt qytetarëve shqiptarë duke i kërkuar të marrin në dorë fatet e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887