INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nusja dhe dhëndri ndërpresin dasmën, i drejtohen qendrës së votimit

Nusja dhe dhëndri ndërpresin dasmën, i drejtohen qendrës së votimit

Publikuar më: 15:15 30-06-2019

Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet lokale ku votohet për kryebashkiakët dhe anëtarët e rinj të këshillave bashkiakë.

Dita ka qenë e shoqëruar me plot surpriza edhe për vetë faktin se zgjedhjet po bëhen në kushte pazakonta, ku opozita ka refuzuar të marrë pjesë në procesin electoral.

Ndërkohë në Librazhd, një ngjarje simbolike ka ndodhur me një çift të sapomartuar.

Fotoja e çiftit duke votuar është publikuar në “Facebook” nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit e cilëson këtë foto si “Foto të Ditës”, ndërsa shkruan se çifti i ri ka lënë disa minuta dasmën, për të shkuar në votim.

“Photo of the Day?: një çift i ri ka lënë dasmën disa minuta për të shkuar në Qendrën e Votimit”, shkruan Balla.

ciftii-391x350.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031509399414062