INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk zbatonte kushtet higjeno-sanitare, Krimi Ekonomik shpall në kërkim tregtarin

Nuk zbatonte kushtet higjeno-sanitare, Krimi Ekonomik shpall në kërkim tregtarin

Publikuar më: 11:15 31-03-2018

Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit: A.R., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Zyrtarët blu bëjnë me dije se, nga kontrolli i ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Drejtorinë Rajonale të AKU Vlorë, në ambientet e subjektit tregëtar të këtij shtetasi me aktivitet ''Prodhimin e Ujit Mineral'', në vendin e quajtur Llogara, ka rezultuar se e ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundraligjshme pasi përdorte etiketën e ujit jashtë kushteve higjeno- sanitare, kushteve strukturore, kushteve tekniko teknologjike, pa kasë fiskale si dhe etiketa e pa miratuar nga AKU.

U krye bllokimi dhe sekuestrimi i 298 bidona uji të madhësisë 6 litra dhe 58 bidona uji të madhësisë 8 litra.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë prër veprat penale ''Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale'', ''Punësimi i paligjshëm'', ''Fshehja e të ardhurave'', dhe ''Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë''.

Article Logic
Execution time: 0.0037591457366943