INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk shkoni me pushime? Gëzojuni këtyre planeve verore pa u larguar nga shtëpia [FOTO]

Nuk shkoni me pushime? Gëzojuni këtyre planeve verore pa u larguar nga shtëpia [FOTO]

Publikuar më: 13:38 25-08-2018

Gëzohuni në maksimum dhe jini të lumtur me këto plane verore pa u larguar nga shtëpia!

Besoni apo jo, pushimet verore mund të jenë një periudhë shumë e vështirë për shumë njerëz.

Presioni rritet kur ata nuk "shkojnë me pushime" dhe, në vend të kësaj, janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi duke menduar se vera e tyre është shkatërruar. Por nëse mendojnë kështu, janë në gabim!

Nëse ju jeni një nga njerëzit që për arsye pune, mungesa e buxhetit ose ndonjë arsye tjetër, nuk shkojnë me pushime mos u bëni merak! Këtu ju japim disa ide origjinale, argëtuese dhe të këndshme për t’i dhënë një kthesë tjetër verës dhe kënaquni në atë të plotë!

1. Masazh

Ka disa mundësi për të shijuar një masazh nga komoditeti i shtëpisë tuaj. Ky është plani i përkryer për të harruar stresin dhe mund ta përdorni edhe atë si një teknikë joshjeje për të shijuar një moment romantik me partnerin tuaj!

Por, nëse preferoni të përkëdhelni veten, ka shumë mënyra në internet që do t'ju ndihmojnë të bëni një banjë në shtëpi .

2. Ftoni veten

Dëshiron të provosh një restorant të ri në qytetin tënd, të vizitosh një ekspozitë arti, të shohësh një film në kinema apo të bësh shopping dhe të përfitosh nga uljet e sezonit? ‘Ftoni veten’ dhe angazhohuni me këto eksperienca të reja çdo ditë.

3. Regjistrohuni në një kurs

Këto ditë janë gjithashtu një mundësi e mirë për të nisurnjë kurs për diçka që ju intereson të provoni ose që nuk keni pasur kohë për ta provuar.

Disa vende ofrojnë klasa fillestare falas në vallëzim, pikturë, shkrim dhe shumë më tepër. Përveç kësaj për t'ju argëtuar, kjo mund t'ju ndihmojë të bëni miq të rinj.

4.Pushimet mund të përdoren gjithashtu për të bërë një "detox dixhital", sidomos për rrjetet sociale.

Besoni apo jo, duke përdorur atë kohë për të bërë diçka që ju pëlqen (larg teknologjisë) do t'ju bëjë të ndiheni shumë më produktiv,si dhe do të zvogëloni nivelin e ankthit tuaj dhe do të relaksoheni plotësisht. Provoni të paktën për disa ditë!

5. Udhëtoni për një ditë!

Ka shumë vende që janë më pak se tre orë larg dhe mund të jetë shumë zbavitëse për t’i vizituar.

Nuk do të zhgënjeheni.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439