INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! Të gjithë folën për të por sa u ndoq realisht ‘Oscars’?

Nuk pritej! Të gjithë folën për të por sa u ndoq realisht ‘Oscars’?

Publikuar më: 12:38 06-03-2018

Të dielën u zhvillua ceremonia e edicionit të 90-të ndarjes së çmimeve “Oscars”.

Një nga faktorët që pati goxha interes ishte dhe niveli i audiencës i cili këtë vit pati një nivel më të ulët krahasuar me atë të viteve të kaluara në SHBA.

Këtë vit, ceremonia pati 26.5 milionë shikues, krahasuar me 32.9 milionë në vitin 2017, sipas rrjeti televiziv ABC, që e transmeton drejtpërdrejt ngjarjen, megjithëse shifrat nuk e përfshijnë shikueshmërinë digjitale.

Aktorja më e mirë në rol kryesor u zgjodh, Frances McDormand (Three Billboards Outside Ebbing, Missouri), ndërsa aktori më i mirë në rol kryesor: Gary Oldman (Darkest Hour), ndërkohë që, filmi më i mirë u zgjodh “The Shape of Water”.

Ceremonia e ndarjes së ”Oscarit” transmetohet nga viti 1953, ndërsa audienca e kësaj ceremonie ka filluar të matet që nga viti 1974.

Më shumë në këtë kategori: «
»
Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166