INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! Ndërron jetë legjenda e muzikës spanjolle, pësoi atak kardiak [FOTO]

Nuk pritej! Ndërron jetë legjenda e muzikës spanjolle, pësoi atak kardiak [FOTO]

Publikuar më: 15:50 09-09-2019

Këngëtari i njohur spanjoll, Camilo Sesto, ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në Madrid.

Mediat spanjolle shkruajnë se legjenda e muzikës ndërroi jetë pas një ataku kardiak në moshën 72-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur menaxheri i tij, nëpërmjet një deklarate ku tregon se ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për artin.

Dhimbjes i është bashkuar edhe kryeministri spanjoll, i cili shprehu ngushëllimet nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Të gjithë sot vajtojmë për humbjen tënde” shkruante kryeministri.

Sesto shiti më shumë se 100 milionë albume gjatë karrierës së tij.

download.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024189949035645