INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! Aktori i njohur turk që ka ''çmendur'' vajzat e thotë para të gjithëve: Kam prejardhje SHQIPTARE [FOTO]

Nuk pritej! Aktori i njohur turk që ka ''çmendur'' vajzat e thotë para të gjithëve: Kam prejardhje SHQIPTARE [FOTO]

Publikuar më: 17:56 22-08-2018

Përveç se të talentuar ata kanë rrëmbyer zemrat e shumë vajzave më bukurinë e tyre. Bukuria e këtyre aktorëve turq kanë kapërcyer kufijtë e Turqisë duke tërhequr vëmendjen dhe të mediave botërore. Madje disa prej tyre që i kemi parë në seriale të ndryshme kanë pranuar që kanë prejardhje shqiptare. Të njejtën gjë ka bërë edhe aktori simpatik Can Yaman, një ndër aktorët më të përfolur në shtetin turk, i cili ka patur shumë role në seriale si “Erkenci Kus “, “Inadina Ask” dhe “Dolunay”.

Mediat kishin shkruar se ka prejardhje shqiptare, por deri më tani kur nuk është dokumentuar asgjë rreth kësaj teme. 

ca.jpg

 

Megjithatë, në një intervistë së dhënë për televizionin NTV, 28-vjeçari i përgjigjet pyetjes së gazetares se ku ka lindur.

Ai i thotë se e ka prejardhjen shqiptare, pasi gjyshen e ka shqiptare e ardhur në Turqi nga Maqedonia.

“Po gjyshja ime prej babës ka lindur në Shkup të Maqedonisë, ndërsa gjyshi në Prishtinë. Pra jam nga ato troje. Unë natyrisht kam lindur në Stamboll”, pohoi aktori që rolin e parë e kishte në serialin “Gonul Isleri”.

Momentin kur aktori flet për prejardhjen e tij shqiptare mund ta ndiqni në minutën 7.50 të videos së mëposhtme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104