INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndodh shpesh! Rudina Magjistari del në publik me bashkëshortin! Shihni si duken ata! [FOTO]

Nuk ndodh shpesh! Rudina Magjistari del në publik me bashkëshortin! Shihni si duken ata! [FOTO]

Publikuar më: 18:19 07-12-2018

Rudina Magjistari është sot një nga moderatoret e ekranit jo vetëm më të suksesshme, por edhe më jetëgjatë në ekran. Ndonëse kanë një marrëdhënie që i ka kaluar shumë vite, Rudina Magjistari duket se është tejet hermetike për të ndarë me publikun foto me partnerin; në fakt për pjestarët e familjes moderatorja është fanatike, pasi edhe me vajzën Mia është treguar shumë e kujdesshme për të mos e publikuar ende asnjëherë portretin e saj. Por së fundmi ata janë fotografuar bashkë në në premierën e filmit dokumentar të futbollistit Lorik Cana titulluar “Lorik” ku siç shihet edhe nga fotoja duken mjaft elegant.

Prezantuesja e njohur ka zgjedhur të shfaqet e veshur thjesht me të zeza ndërsa ka zgjedhur ta thyej look-un e saj me çantën ngjyrë kanellë. Bashkëshorti i saj kishte zgjedhur një kostum të zi me këmishë të bardhë kombinuar me një palë atlete si për të treguar se ish-kampioni i kickboxit nuk mund të heqë dorë nga sportivja. Gjithsesi ajo që mund të themi është se edhe pse thjesht, çifti duket shumë bukur dhe elegantë.

sogk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034189224243164