INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndodh shpesh/ 21 vjeçarja jep provimin gjysmë ore pas lindjes

Nuk ndodh shpesh/ 21 vjeçarja jep provimin gjysmë ore pas lindjes

Publikuar më: 12:53 12-06-2019

Një 21-vjeçare ka bërë diçka që ndoshta shumë vajza të tjera nuk do të kishin guximin ta bënin kurrë.

E themi këtë pasi Almaz Derese nga Etiopia ka dhënë një provim vetëm 30 minuta, pasi kishte lindur fëmijën e saj.

‘’BBC’’ raporton se ajo kishte vendosur ta jepte provimin e saj para se të lindte, por testet në shkolla u shtynë prej muajit të Ramazanit.

Kështu ajo u detyrua ta japë provimin vetëm 30 minuta, pasi kishte lindur ose në të kundër do të humbiste vitin shkollor.

21-vjeçarja studion për mjekësi dhe nuk mund të priste deri vitin që vjen për t’u diplomuar. Ndërsa burri i saj ka thënë se duhet të bindte pedagogët që ata ta lejonin gruan e tij të jepte provimin në spital.

Në Etiopi është diçka e zakonshme që vajzat të braktisin shkollën për t’i martuar dhe më pas rikthehen për të përfunduar studimet e tyre.

provimi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279