INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalojnë sulmet për Kendall Jenner! Modelja e njohur:Ty të kanë ardhur gjërat vetë, mua më është dashur të luftoj!

Nuk ndalojnë sulmet për Kendall Jenner! Modelja e njohur:Ty të kanë ardhur gjërat vetë, mua më është dashur të luftoj!

Publikuar më: 13:16 23-10-2018

Ka mjaftuar thjesht një deklaratë e modeles Kendall Jenner që ajo është selektive në sfilata që merr pjesë dhe janë vërshuar shumë sulme kundrejt asaj.

Reagimi më i fundit ka ardhur nga modelja ‘plus size’ Ashley Graham, e cila suksesin e Kendall Jenner e ka përshkruar thjesht fat! “Çfarë fati ajo, bravo i qoftë. Unë për vete nuk kam qenë ndonjëherë kaq me fat. Mua më është dashur të punoj, e të luftoj e te rrëzoj barriera cdo ditë”, tha Ashley.

 636227556259531444-GTY-635447942-88802036.jpg

 


Kendall Jenner është modelja më e paguar në botë sipas Forbes. Sipas revistën prestigjioze Kendall ka marrë një titull, të cilin prej shumë vitesh e mbante Gisele Bundchen.

Të ardhurat e Jenner kapin shifrën e 22 milionë dollarëve në vit duke i lënë prapa shumë modele të njohura. Gjithashtu Kendall Jenner është personazhi më i famshëm edhe në rrjete sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441