INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalet! Luana Vjollca publikon këngën e saj të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, por e kishit vëne re këtë DETAJ? [VIDEO]

Nuk ndalet! Luana Vjollca publikon këngën e saj të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, por e kishit vëne re këtë DETAJ? [VIDEO]

Publikuar më: 19:22 04-05-2019

Luana Vjollca nuk ka ndërmend që të ndalet së krijuari muzikë. Ajo sapo ka publikuar projektin e saj të ri. Moderatorja e njohur ka publikuar këngën e re, të cilën kësaj radhe e solli në duet me Ramadan Krasniqin- Danin. “Sonte” titullohet kënga që është shumë ritmike dhe që të bën të çohesh menjëherë për të kërcyer. Luana ia ka besuar tekstin e këngës Filloreta Raçit, apo Fifi siç të gjithë ne e njohim.
“Unë vdes për këngë që të përcjellin shumë energji pozitive & happiness .. Shijojeni”, ka shkruar Luana për këngën e saj të fundit.

Në klipin e këngës Luana dhe Dani shfaqen me kurriz me njëri-tjetrin, por ajo që tërhiqte vëmendjen ishte perfromanca e kërcimtareve në klip.

tfgh.png


Kuriozitet të madh kishim se çfarë ka veshur Luana në klip, e cila si gjithnjë shfaqet shumë seksi. Luana kishte zgjedhur një stil tejet minimal për këtë klip dhe kishte preferuar vetëm ngjyrën e bardhë. Ajo u shfaq me 2 veshje të ndryshme që të dyja ishin ngjyrë të bardhë.

Në veshja e parë ishte një fund i gjatë i bardhë pas trupit shoqëruar me një ‘crop-top’ po ashtu me njgyrë të bardhë. Ky kombinim na kujtoi menjëherë Kim Kardashian, e cila është shfaqur disa herë me këtë veshje, por me ngjyrë tjetër.

 

uyf.pngredf.png

Kim-Kardashian-Yeezy-Season-6-Man-Repeller-Feature-1.jpg

 

Ndërsa veshja e dytë ishtë një fustan tyl i bardhë, e cila Luana kishte preferuar që t’i kapte flokët.

edg.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336