INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalen! Tjetër tërmet shkund Shqipërinë, lëkundet Tirana, zbuloni sa ballë ishte dhe ku e kishte epiqendrën! [FOTO]

Nuk ndalen! Tjetër tërmet shkund Shqipërinë, lëkundet Tirana, zbuloni sa ballë ishte dhe ku e kishte epiqendrën! [FOTO]

Publikuar më: 20:31 15-11-2018

Veriu i Shqipërisë është tronditur sërish mbrëmjen e sotme. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, bën të ditur se epiqendra e tërmetit ka qënë fshati Lis, rreth 13 kilometra në veri të Klosit.

Lëkundja ka qenë me magnitudë 3.6 dhe është ndjerë në orën 17:24 në gjithë zonën e Burrelit. Deri tani nuk raportohet për dëme, por lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek banorët. Raportohet se tërmeti është ndjerë në qytetet e Peshkopisë dhe Tiranës.

Vetëm dy ditë më parë, një tërmet i forte me magnitude 5.1 tronditi Malin e Zi dhe pjesën veriperëndimore të Shqipërisë, kryesisht në Shkodër, Pukë e Lezhë.

igjeium.png

Article Logic
Execution time: 0.003169059753418