INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mund të ndalojnë së kërcyeri! Loredana dhe Hana e nisin mëngjesin së bashku me ‘Dhelpër Dinake’ të Mozzik [VIDEO]

Nuk mund të ndalojnë së kërcyeri! Loredana dhe Hana e nisin mëngjesin së bashku me ‘Dhelpër Dinake’ të Mozzik [VIDEO]

Publikuar më: 17:31 30-11-2019

Ndonëse pak kohë më parë dyshja e njohur, Mozzik dhe Loredana konfirmuan për të gjithë fansat se i dhanë fund marrëdhënies së tyre duket se ata vazhdojnë të ruajnë një raport mjaft miqësor.
Reperja ka ndarë pak më parë një video krah vajzës së saj, Hana duke kërcyer së bashku me këngën ‘Dhelpër Dinake’.
Pavarësisht se ky projekt muzikor u spekulua se ishte një dedikim për Loredanën, duket se artisten nuk e bezdis aspak ky fakt.
Ajo ka publikuar disa herë video duke dëgjuar këngën e sjellë në treg nga ish-partneri i saj, Mozzik. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, mediat e huaja raportuan se ndarja e Mozzik dhe Loredanës ishte e gjitha e krijuar për të qenë në qendër të vëmendjes së mediave.
Ndërsa reperi ka theksuar në intervista të ndryshme se Loredana ka qenë dashuria e tij më e madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008