INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mund ta besoni se kush është këngëtari që theu rekord me shitjen e biletave të turneut [FOTO]

Nuk mund ta besoni se kush është këngëtari që theu rekord me shitjen e biletave të turneut [FOTO]

Publikuar më: 11:09 05-08-2019

Ka thyer çdo rekord, duke lënë pas edhe të famshmit U2 dhe e kemi fjalën për këngëtarin e njohur Ed Sheeran, i cili me turneun e tij me titull “Divide tour” bëhet zyrtarisht kampion i fitimeve prej shitjes së biletave.

Artisti britanik, me anë të turneut të tij nëpër botë, tashmë prej dy vjetësh e gjysmë, me performancën në Hannover (koncerti i 246-të) në Gjermani, do arrijë kuotën e 736,7 milionë dollarëve të fituar nga shitja e biletave, duke thyer edhe rekordin e deri tanishëm të 735,4 milionëve, mbajtur nga Bono dhe shokët e tij, shkruan Ora News.

Lajmi bëhet i ditur nga revista “Pollstar”, e specializuar në industrinë e koncerteve.

Vetë Sheeran shkruan në rrjetet e tij sociale zyrtare: “Falenderoj një për një të gjithë ata që erdhën në koncertet e mia”, komentoi kantautori.

Deri në përfundim të turneut janë edhe 12 data.

fdgdfg.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658