INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk konsumoni kafe? Studimet tregojnë që jeni duke vepruar gabim

Nuk konsumoni kafe? Studimet tregojnë që jeni duke vepruar gabim

Publikuar më: 17:55 24-03-2019

Kafeja prej kohësh ka ngritur një dilemë të ngjashme me dilemën Hamletiane. Gjithsesi në këtë rast do t’ju bëjmë të ditur disa arsye pse duhet të konsumoni kafen e mëngjesit pa u ndjerë aspak në faj.

Aroma e saj është antistres

Aroma e kafesë mund të shërbejë për të luftuar stresin. Disa shkencëtarë koreanë kanë zbuluar se truri kur ekspozohet ndaj aromës së kafesë fillon të luftojë proteinat që lidhen me stresin dhe ndikon në çlirimin e trurit nga gjendja stresante.

Redukton shanset për t’u prekur nga Parkinsoni

Sipas një arrtikulli personat e prekur nga Parkinsoni i lehtë, nëse konsumojnë kafe i kontrollojnë më mirë lëvizjet e tyre.

Përmirëson shëndetin e mëlçisë

Në një studim të kryer me rreth 125 mijë persona për 22 vite, është parë se ata të cilët konsumonin rreth një filxhan kafe në ditë pasi kishin abuzuar me alkoolin prej vitesh, kishin më pak mundësi për t’u prekur nga ciroza e mëlçisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836