INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk keni fat në dashuri? 4 shenjat që tregojnë se keni gjetur njeriun e duhur!

Nuk keni fat në dashuri? 4 shenjat që tregojnë se keni gjetur njeriun e duhur!

Publikuar më: 12:50 04-10-2017
'Unë të dua' nuk është vetëm një frazë, por edhe një veprim.
Këto fjalë duhet të jenë të shenjta dhe kuptimplotë. Meredith Golden, eksperte lidhjesh  ka thënë se për ta vërtetuar këtë gjë ai duhet të bëjë patjetër këto 4 gjëra:
1. Ata tolerojnë gabimet që bëjnë miqtë dhe familja juaj
Nëse një mashkull bën një gjë të tillë, kjo do të thotë se vërtetë ai ju dashuron. Nëse një mashkull nuk reagon keq ndaj njerëzve tuaj të dashur, kjo tregon se vërtetë ju vlerëson.
2. Ai mendon për çdo nevojë tuajën
Partneri që kujdeset për ju do të parashikojë nevojat tuaja. Ai bën të pamundurën që ju mos t’ju mungojë asgjë. Detajet e vogla sidomos e vërtetojnë edhe më shumë kujdesin që ai tregon ndaj jush.
3. Seksi nuk është gjithçka për të
Disa prej femrave ankohen, sepse pas marrëdhënies seksuale partneri largohet prej tyre. Nëse ai qëndron edhe pasi bëni seks me ju, tregon se ju do përtej marrëdhënies seksuale.
4. Mendon për të ardhmen tuaj së bashku
Kjo është edhe ndër gjërat më kryesore, pasi e ardhmja së bashku është kurorëzimi i të gjithë dashurisë që keni ndaj njëri-tjetrit. Mos humbisni kohë femra, keni gjetur të duhurin!
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0040709972381592