INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk kam arsye ta fsheh…” Anxhela Peristeri shtatëzën?...[FOTO]

“Nuk kam arsye ta fsheh…” Anxhela Peristeri shtatëzën?...[FOTO]

Publikuar më: 17:04 17-11-2018

Anxhela Peristeri dy ditë më parë performoi përpara publikut shqiptar me një koncert recital me këngët e saj më të bukura ndër vite.

Ajo ka shkëlqyer në skenë me paraqitjen e saj dhe me vokalit e fuqishëm që e karakterizon këngëtaren e njohur, por siç duket fansat kanë vënë re barkun e saj të fryrë. Menjëherë janë ngritur dyshime për një shtatzëni të mundshme dhe nuk kanë munguar dhe mesazhet e urimit nga fansat e saj në ‘Instagram’.

Anxhela ka vendosur t’u përgjigjet të gjithëve dhe të shuajë të gjitha dyshimet për ndjekësit.

Ajo poston një foto në ‘instastory’ ku mbishkruan: “Faleminderit për bekimet që më keni dhënë për komentet tuaja për ‘shtatzëni’, por me keqardhje ju them se nuk jam shtatzënë, thjesht kam disa kilogramë plus.

Nuk kam arsye ta fsheh, sepse është diçka që me kalimin e kohës duket, kështu që mos kini asnjë dyshim për këtë që po u them!”

 

dfgfhfh.PNG

 

Kujtojmë se përpara pak kohësh hodhi poshtë zërat për fejesë dhe tha se kur të ketë diçka konkrete në jetën e saj do e tregojë për të gjithë.

Edhe kësaj here i vë 'kapakun' të gjithë kureshtarëve dhe komentuesve, që menduan së Angjela shumë shpëjt do të bëhëj nënë për hërë të parë./intv.a/

 

fghjfsj.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709