INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk kaloi në finalen e Festivalit të Këngës, reagon publikisht STRESI: Do ju vijë dita edhe juve… [FOTO]

Nuk kaloi në finalen e Festivalit të Këngës, reagon publikisht STRESI: Do ju vijë dita edhe juve… [FOTO]

Publikuar më: 12:52 22-12-2019

Reperi Arkimed Lushaj i njohur me nofkën artistike Stresi bashkoi forcat me këngëtaren Eli Fara në Festivalin e Këngës.

Bashkimi interesant i forcave u pëlqye nga publiku por jo mjaftueshëm nga juria sa për t’u kualifikuar në finale.

Edhe pse ka mbetur jashtë finales së Festivalit të 58 në RTSH, reperi duket se e ka marrë me qetësi vendimin e jurisë, dhe ka falenderuar të gjithë publikun për mbështetjen që i ka dhënë.

Postimi i Stresit:

Ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve që na suportuat. Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët … Urime të gjithë finalistëve e meritonit, @elifaramari mos u mërzit në kemi publikun me vete s’ka më finale se kjo .

Mbi të gjitha ishte privilegj të punoje me ty @veragrabocka. Artist Nuk Bëhesh nga një çmim ne jemi në shpirt të tillë.

 

Ai publikoi një tjetër deklaratë në Instagram, ku tregonte se e kishte mësuar arsyen që nuk ishte në finale.“Mirëmëngjesi nga Stresi! Vetëm televizion shqiptar nuk jeni. Keni kompozitor të huaj në Festivalin tonë Kombëtar? Si mund të shkojë në “Eurovision” një kompozitor i huaj dhe të përfaqësojë Shqipërinë? Unë e mora vesh arsyen pse nuk isha në finale, sepse bindja politike e imja nuk bashkohet me bindjen tuaj. Perversë ja kush jeni ju, ta dinë të gjithë që kapeni me një armik publik të rilindjes por s’po kapeshit nga ana muzikore. Do ju vijë dita dhe juve dhe s’ka me pas më inate të tilla.”- shkruan Stresi.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664